Kadastra e Durrësit do zhvendoset drejt Tiranës.
Sipas BW, që citon burime anonime të pakonfirmuara, shkak për këtë janë bërë vonesat në trajtimin e dosjeve e burokracitë e shumta në këtë zyrë.
Shoqërimi i dosjeve është bërë nga policia për shkak të rëndësisë së informacioneve që ndodhen në këto dosje.
Zyra e Durrësit do shërbejë vetëm për aplikime të ndryshme e sqarime të qytetarëve.