Vendosni fjalën kyçe....

TIA: Suedia heq masat kufizuese për shqiptarët, mund të udhëtoni vetëm me test PCR negativ


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi se Suedia është shteti i radhës i cili ka hequr masat kufizuese për udhëtarët me pasaportë shqiptare.

Për të gjithë personat që duan të udhëtojnë në Suedi mjafton një test PCR negativ në 48 orët e fundit.

Suedia. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit”-njofton TIA.