Një tragjedi ka ndodhur të hënën pasdite në qytetin kinez të Suzhou, ku është shembur një hotel duke zënë poshtë klientët dhe punonjësit e tij.
Siç shkruan RT, duke iu referuar medieve lokale, rreth 20 dhe 30 njerëz vlerësohen të kenë qenë brenda në hotel në momentin kur ndodhi ngjarja.
Sot zyrtarët konfirmuan se tetë persona kishin humbur jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit po punojnë sëbashku me qen kërkimi, për të gjetur personat që mendohet se janë zënë poshtë mbetjeve të ndërtesës. 9 persona mendohet se janë ende të bllokuar poshte rrënojave.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por paraprakisht mendohet se shkak janë bërë punimet e paautorizuara për rikonstruksionin e godinës.
Një mur mbajtës brenda ndërtesës besohet se mund të jetë shkatërruar ose modifikuar gjatë punimeve.
Hoteli kishte 54 dhoma dhe ishte relativisht i ri, pasi u hap në vitin 2018.