Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi një person me sende të forta dhe i dëmtoi makinën, ndalohet 58-vjeçari


Policia ka arrestuar një 58-vjeçar nga Gjirokastra i cili akuzohet se ka plagosur rëndë një 39-vjeçar nga Saranda.

I dyshuari i cili banon në Gjirokastër, pas një konflikti me viktimën e ka goditur atë me sende të forta dhe i ka dëmtuar edhe mjetin me të cilin ai po udhëtonte. Për këtë 58-vjeçari me inicialet A.R. është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’, kryer në bashkëpunim, shtetasin A. R., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit E. F. dhe S. N. (të shpallur në kërkim), në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i ka dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.”- thuhet në njoftimin e Policisë.