Policia ka vënë në pranga paraditen e sotme, juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Sipas “Balkanweb”, juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave. Juristi Mikel Zaho akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kjo nuk është hera e parë që Zaho bie në prangat e policisë, pasi ai u arrestua dhe më parë pas dosjes së Kepit të Rodonit, por u la i lirë.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, i cili ka kërkuar arrestimin e disa personave kështu që në vijim priten të tjera arrestime.