Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.
Qato është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg, raporton Neës24.
Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani.