Mbledhja e Kryesisë të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes anëtarëve të saj.
Shkak është bërë analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Deputetët e zgjedhur Edmond Spaho dhe Edi Paloka janë shprehur të pakënaqur me analizën e bërë përkatësisht për qarkun Korçë dhe atë të Durrësit.
Për Korçën raporti doli jashtë pritshëmrive ndërsa Spaho thotë se ka marrë 5 deputetë duke plotësuar objektivin
Ndërsa Paloka tha se dokumenti nuk është realist dhe nuk pasqyron atë që drejtuesit e qarqeve kanë shkruar.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i është përgjigjur dy deputetëve të zgjedhur se metodologjia është bërë sipas një plani të konsulentëve dhe kjo metodologji ka përcaktuar dhe analizën.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka nisur prej orës 18:00.
Pjesë nga debati:
Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bëre tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.
Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë si është hartuar. Kështu del sikur njeri ka punuar mire, një tjetër jo.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bere nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentet. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza.