Partizani ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Conference League duke kaluar në turin e dytë.
Të kuqtë fituan 3-2 përballë të Sfintul George.
Të besuarit e Ilir Dajës fituan ndeshjen e parë në Elbasan 5-2.
Arbitri akordoi një penallti që vendasit e kthyen në gol.
Cara barazon në minutën e 15-të. Moldavët kaluan sërish në avantazh. Këtë here goli dhurohet nga Alban Hoxha që nukzotëroi si duhet topin dhe Sfintul shënon.
Partizani në golin e barazim shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase ku Junior nuk fal për 2-2 në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë Partizani me golin e Junior. Katër gola në dy ndeshje për brazilianin.
Partizani do të ndeshet me Bazelin e Zvicrës në turin tjetër.