Dhjetë ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, zgjidhet personi që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.
Sikurse raporton “Top Channel”, kryetarja e re e Bashkisë Lushnjë do të jetë Eriselda Sefa.
Ajo u votua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 abstenim.
Kjo vjen pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, i cili u arrestua nga SPAK pas akuzave për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.
Në raste të tilla kur shkarkohet kryebashkiaku, posti i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.
E aktualisht bashkia Lushnjë ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan. Por i pari që në fillim të mbledhjes u tërhoq nga gara për shkak të funksionit që luan edhe si kryetar i PS-së së Lushnjës.
Kështu votimi u bë vetëm për nënkryetaren Eriselda Sefa.