Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi masiv në Kosovë, në mostrat e pacientëve u gjetën tre lloje bakteresh


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka deklaruar sot se në mostrat e analizuara të pacientëve të helmuar në Deçan janë gjetur tre lloje bakteresh që janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar.

“Në dy mostrat e fecevet të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC). Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.” – njoftoi IKSHPK-ja.

Më shumë se 1500 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Deçan me simptoma helmimi. Pas analizave të kryera në ujin me të cilin furnizohen banorët e zonës rezultoi se nuk kishte elementë që mund të kishin shkaktuar helmimin masiv.