Vendosni fjalën kyçe....

Nuk dha informacion për një tender, Komisioni i Prokurimit Publik gjobit kryebashkiakun e Sarandës


Kryetari i Bashkisë të Sarandës, është gjobitur me 50 mijë lekë nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Gjoba ndaj Adrian Gurmës u vendos pasi ai ka refuzuar që ta japë informacion për një tender.

Sipas njoftimit, kryebashkiakut Gurma nuk pranoi të jepte informacion për një tender rruge, fituesi i të cilit u shpall në maj të këtij viti.

KPP kërkoi informacion nga Bashkia e Sarandës për një tender me vlerë rreth 6 milionë lekë për shtrimin me beton të një rruge në lagjen nr.1 të qytetit.