Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Belgjikë, 20 viktima dhe dhjetëra të zhdukur


Qeveria e Belgjikës ka thënë se numri i të vdekurve nga vërshimet e pashembullta në këtë shtet, ka shkuar në 20.

Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, ka thënë të premten se ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të identifikojnë edhe 20 persona të zhdukur.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka thënë se Belgjika do ta shpallë të martën ditë zie, për të reflektuar “për këto humbje të mëdha njerëzish”.

“Ky do të jetë edhe moment për të treguar solidaritet, afërsi dhe unitet”.