Ministrja e Infranstrukturës, Belinda Balluku së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Damian Gjiknuri kanë inspektuar hapjen e provizore të By Pass-it të Vlorës.
Rama në përshkrimin e tij e ka quajtur një vepër spektakolare e cila do shkurtojë lëvizjen dhe do nxisë zhvillimin e një zone tjetër potenciale.
“Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit. Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”-shkruan Rama.