Vendosni fjalën kyçe....

KQZ reagon për zjarrin në Lundër: Në magazinë nuk kishte asnjë material nga zgjedhjet e 25 prillit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në magazinat e Arkivit Shtetëror në Lundër që shërbente edhe për ruajtjen e materialeve zgjedhore.

KQZ-ja thotë se asnjë material që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit nuk ndodheshin në ambientin në të cilin u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimit thuhet se në ambientet në të cilat ka rënë zjarri ka pasur materiale të vjetra të KQZ-së që janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambientet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambientet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambientin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar menjëherë instancat përkatëse për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti”-thuhet në njoftim.