Vendosni fjalën kyçe....

“Fjalimi i Bashës ishte korrekt po duhej mbajtur para 8 vitesh, ai i sotmi s’tregoi reflektim për humbjen në zgjedhje” – Marku


Deputeti i zgjedhur Mark Marku deklaroi se PD-ja bëri disa gabime gjatë zgjedhjeve të 25 prillit e nuk ka reflektuar për to ende, gjë që sipas tij u vërejt edhe në fjalimin e Bashës në Kuvendin Kombëtar sot.

Ai tha në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, se PD-ja duhet riformatuar për të mundësuar ndryshimin e brendshëmqë do e bëjë të besueshëm për qytetarët e do e kthejë në pushtet.

Sipas tij, PD-ja pati program e bëri fushatë të mirë po kjo nuk i mjaftoi për të fituar zgjedhjet. Ndër gabimet që përmendi Marku ishte edhe personalizimi i fushatës nga ana e Bashës.

“PD kishte program ekonomik shumë të mirë, por kjo nuk mjafton. Duhet rikonceptuar sistemi i marrëdhënieve, parti-qytetarë, parti-grupe interesi, parti-anëtarë. Pas 15 vitesh, kushdo, do të bëjë një ndryshim në shtëpi, sepse ka probleme, çdo familje që ka mundësi, bën rikonstruksion. Trupat politike, që janë të gjalla, dinamike, do të duhet të ripërtërijnë ofertën. Për këtë arsye PD pati një program ekonomik, një fushatë të mirë, por këto nuk mjaftuan. Personalizimi i fushatës nga Basha. Në përpjekje për të fokusuar rolin e liderit, nuk pati përfaqësim. Në shoqëritë moderne, partitë që kalojnë 50 % janë të rralla. Shoqëria moderne është e fragmentizuar. Partitë moderne, e kanë zgjidhur kështu: Duke rritur pluralizmin. Pushteti do shumicë.” – tha Marku.

Sipas drejtuesit në Qarkun e Lezhës, fjalimi i kreut të PD-së Basha në Kuvendin Kombëtar nuk kishte asnjë reflektim për humbjen e 25 prillit.

Në fund Marku theksoi se PD-ja duhet të vendosë një marrëdhënie të re me qytetarët për të ofruar një tjetër alternativë e jo thjesht të keqen më të vogël.

“Fjalimi i Bashës duhej mbajtur para 8 vitesh. Ishte formalisht korrekte, por s’thoshte asgjë. Basha duhet të tregonte si do të ndryshojë Basha, PD, si do të përballet me regjimin. Fjalimi i Bashës ishte korrekt, por ishte kund. Mark Marku: Ti shtrish dorën qytetareve në thelb s’do të thotë asgjë. Duhet krijuar një marrëdhënie të re me shoqërinë. Nuk mjafton t’i thuash hajde te mua. Duhet që përmes ofertës që t’i bën, krijon garanci që kjo ofertë do të shkojë në shërbim të qytetarëve. Në fakt, marrëdhënia me shoqërinë, në mënyrë utilitare vetëm në diktatori bëhet. Duhet rimenduar mirë, marrëdhënia e PD me qytetarët. Duhet që PD të shndërrohet në platformë transfrormuese dhe mbi këtë bazë të krijojë marrëdhënie të reja. Nuk krijohet hapësira ndërveprimi dhe nuk jepet garanci për qytetarët. PD duhet të bëhet një parti, që njerëzit të mos zgjedhin mes një të keqeje të madhe dhe më të vogël, por mes një pushteti të korruptuar dhe një pushteti të rigjeneruar.” – theksoi Marku.