Një komitet i Senatit të Teksasit ka votuar njëzëri për të çuar përpara një grup projektligjesh që synojnë të parandalojnë meshkujt të garojnë në sportet e femrave.
“Projektligji parandalon shkollat publike dhe institucionet e arsimit të lartë të lejojnë një student të konkurrojë në një sport që është ‘caktuar për seksin biologjik të kundërt me seksin biologjik të studentit’ siç thuhet në certifikatën e tyre të lindjes ose regjistër tjetër qeveritar.” – thuhet ndër të tjera në projektligj.
Të dy projektligjet u miratuan me votimin e vetëm Republikanëve. Megjithëse kaloi nga komisioni, fati i dy projektligjeve mbetet i panjohur për shkak të faktit se demokratët e Teksasit kanë ikur në Uashington DC në një përpjekje për të prishur sesionin e tanishëm legjislativ dhe për të bllokuar përpjekjet e shtetit për reformën e votuesve.
Nëse proektligjet do miratohen, Texas do të bëhej shteti i nëntë që miraton ligje që ndalon atletët transgjinor të garojnë në garat e seksit të kundërt me të cilin janë lindur.