Një 19-vjeçar banues në fshatin Bradashesh të Elbasanit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka përndjekur një 16 vjeçare.
Ndërsa në Gramsh një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur oficerin e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Gramshit.
Njoftimi i policisë:
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej të arrestuarve është 19-vjeçari Xh. R., banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.