Vendosni fjalën kyçe....

Merkel në zonat e shkatërruara nga përmbytjet: Gjermania do punojë më shumë kundër ndyshimeve klimatike


Gjatë një vizite në zonat e përmbytura rëndë të Gjermanisë, Kancelarja Angela Merkel tha se vendi do të vazhdojë të ‘kundërshtojë’ forcat shkatërruese të natyrës, por nevojitet një politikë që do të përqendrohet më shumë te klima sesa më parë.

Kancelarja mbërriti në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz të dielën për të parë atë që ajo i quajti ‘pamje fantazmë’ surreale të territoreve të shkatërruara nga përmbytjet rekord nga shirat e mëdha këtë javë.

Merkel premtoi ndihmë të shpejtë për të gjitha zonat e prekura dhe tha se katastrofa natyrore ka treguar qartë se duhet më shumë mbrojtje klimatike.

“Ne jemi pranë jush në nivelin federal dhe atë të shtetit. Të gjithë tani mund të shohin me çfarë force mund të veprojë natyra.” – tha ajo.

Autoritetet gjermane do të ‘përballen me forcave shkatërruese të natyrës – tani dhe në të ardhmen – tha Merkel, duke shtuar se kërkohet një politikë e re: ajo që ‘merr në konsideratë natyrën dhe klimën shumë më tepër sesa kemi bërë vitet e fundit’.

Të mërkurën, kabineti i saj pritet të miratojë një program të shpejtë ndihme. Ministri i Financave Olaf Scholz tashmë njoftoi se Berlini do të shpenzojë 300 milion euro.

Të paktën 157 persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të përmbytjeve sipas mediave gjermane.