Vendosni fjalën kyçe....

Po i merrte rryma me vete, austriaku i shpëton jetën çiftit turk (VIDEOJA VIRALE)


Momenti kur një burrë austriak i shpëton jetën një çifti turk është bërë viral në rrjet.

Nga përmbytjet e javës së kaluar në Europë, deri më tani llogariten të kenë humbur jetën të paktën 157 njerëz në Gjermani dhe rreth 31 persona të tjerë në Belgjikë.

Salih dhe Ayşe Karaaslan do të kishin patur të njëjtin fat tragjik, nëse nuk do të kishte qenë për një burrë hero. Ngjarja ndodhi në qytetin austriak Hallein, që ndodhet afër kufirit me Gjermaninë.

Çifti turk e gjeti veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt kur përmbytjet filluan ose të qëndronin aty.

Ata vendosën të kalonin por rryma e fortë nisi t’i marrë me vete. Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt.

Zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, publikoi një video nga ky moment në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai shprehu falenderimet e tij për Eisenmann, me një mesazh në gjermanisht.

“Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta.”- ka shkruar Kıran.