Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, ku ka shpërthyer një bombol gazi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në një byrektore, pranë Poliklinikës së Specialiteteve dhe Drejtorisë së Policisë në “Kongresin e Elbasanit”.
Siç raporton “Balkanweb”, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme material.
Punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.