Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i CDU-së u filmua duke u zgërdhirë gjatë konferencës për përmbytjen: Më vjen keq (VIDEO)


Kreu i partisë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel, Armin Laschet, është filmuar duke qeshur ndërsa presidenti i vendit po shprehte solidaritetin me viktimat e përmbytjes.

Incidenti ndodhi gjatë vizitës së Presidentit Frank-Walter Steinmeier në Erftstadt – një qytet i vogël në Gjermaninë perëndimore rreth 20 kilometra në jugperëndim të Këlnit. Qyteti u shkatërrua nga përmbytjet e javës së kaluar.

Një gropë e madhe u hap në rrethin Blessem të këtij qyteti, duke gëlltitur makinat, rrënojat e kalasë dhe madje disa ndërtesa.

Steinmeier mbërriti në Erftstadt të shtunën për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë për viktimat e katastrofës.

Laschet, i cili është gjithashtu Kryeministri i shtetit të Nordrhein-Westfalen, ku ndodhet Erfstadt, me sa duket nuk ishte në gjendje të zymtë pavarësisht katastrofës natyrore. Përkundrazi, u filmua duke qeshur dhe duke kthyer shaka me politikanë të tjerë në sfond, në momentin që Steinmeir po i drejtohej kombit.

Videoja u përhap shpejt në mediat sociale dhe shkaktoi indinjatë si midis politikanëve ashtu edhe qytetarëve të zakonshëm. “Unë jam me të vërtetë pa fjalë.”- tha Lars Klingbeil, sekretari i përgjithshëm i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD).

Pas kësaj Laschet kërkoi një ndjesë publike, ku tha se vinte keq për përshtypjen që u krijua gjatë fjalës së presidentit.

“Kjo ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq.”-tha ai.

Armin Laschet mori frenat në partinë e Bashkimit Demokristian Kristian (CDU) të kancelares Merkel në janar, dhe është kandidati i saj për kancelarinë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që mbahen në shtator.