Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Qukës dhe në Belsh, ku dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës.
Rasti i parë ka ndodhur në Qukës rreth orës 05:50, ku një 73-vjeçar me inicialet H.K është gjetur i varur nga djali i tij.
Vetëm një orë më vonë në Belsh është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij një 70-vjeçar me inicialet P.Q.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vunate nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili jetonte i vetëm.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.