Një zonë turistike në qytetin Marbella të Spanjës, u kthye në një skenë tmerri kur një makinë u fut në një zonë për këmbësorët, duke dëmtuar kafenetë në trotuar dhe thuhet se plagosi rreth një duzinë njerëzish.
Pamjet nga vendi i incidentit të ndodhur të hënën rreth orëve të mesditës, tregojnë njerëz të plagosur përgjatë trotuarit, karrige dhe tavolina të përmbysura dhe një veturë tip “Sedan” të vogël të bardhë.
Kamarierët u përpoqën të ndihmonin disa nga viktimat në terren. Shkaku i incidentit nuk dihet, por nuk ka dyshime për terrorizëm, shkruan RT. Policia ka arrestuar një 30-vjeçar nga zona i cili po ngiste makinën me prindërit e tij në bord. Ai doli negativ në testet për alkool dhe drogë.
Raul Morote, familja e të cilit zotëron disa restorante në zonë, i tha Associated Press se kafenetë ishin mbushur me klientë duke drekuar kur ndodhi incidenti. “Makina po bënte zigzag dhe po merrte përpara gjithçka.”– tha ai.
Pamjet e mëposhtme nga vendi i aksidentit janë të rënda.
Car PLOWS into crowd of people at terrace bar in Marbella – early reports indicate 5 injured (Associated Press) – GRAPHIC VIDEO
(Via RT) pic.twitter.com/WNMzA4M5K1
— Randi M (@RandiM20) July 19, 2021
A car has plowed into crowds sitting outside in Marbella, Spain, unknown cause at this point. pic.twitter.com/PvdAEeAl5i
— Silent Majority (@PatrioticCougar) July 19, 2021