Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 100,000 britanikë nënshkruajnë peticionin, kërkojnë ndalimin e pasaportave Covid-19 dhe heqjen e vaksnimit të detyruar


Më shumë se 100,000 britanikë i kanë bërë thirrje qeverisë britanike të rishikojë planet për të nxjerrë në përdorim pasaporta vaksinash dhe për të parandaluar politikat diskriminuese ndaj njerëzve që kanë refuzuar të jenë pjesë e programit kombëtar të vaksinimit.

Një peticion i cili filloi në shkurt ka mbledhur më shumë se 100 mijë firma deri sot, me mijëra persona që shtojnë emrat e tyre në listën në rritje të njerëzve që bëjnë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për të parandaluar ‘diskriminimin’ e legalizuar ndaj njerëzve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Qeveria në mënyrë specifike duhet të nxjerrë jashtë ligjit diskriminimin bazuar në statusin e vaksinës, kjo përfshin qasjen në bizneset private, vendet e punës dhe jetën publike. Asnjë individ nuk duhet të ndihet kurrë i detyruar të bëjë një vaksinë.” – thuhet në peticion.

Dhjetëra mijëra njerëz nënshkruan peticionin të martën në mëngjes, pas një dite trazirash në kryeqytet në të cilën qindra protestues të zemëruar u përplasën me policinë, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Boris Johnson.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani