Kapet nga policia në Dimal një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ai banonte në Tiranë, ndërsa policia njofton se ndalimi i të riut me iniciale S.K u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”.
“Gjithashtu vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Konstatohet nga Policia, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme. “, bën me dije Policia e Beratit sot.
Bëhet fjalë për ndalimin e 56-vjeçarit me iniciale N.H në fshatin Vojak, i cili do të përballet me akuzën e “Prerja e paligjshme e pyjeve”.