Vendosni fjalën kyçe....

Driton Kuka, trajneri që kultivon talentet e Kosovës në xhudo


Nga Arbër Zaimi

Nuk janë medaljet e sotme ato që dëshmojnë se Driton Kuka është mësuesi më i mirë në botë, për sportin e vet. Ai prej shumë vitesh e dëshmon këtë, duke përzgjedhur e kultivuar talente, e duke nderuar Kosovën.

Po të kishte politikanë të mençur Shqipëria, përveç që do të kishte dërguar ndonjë sportist me bursë në Pejë, pranë shkollës së Driton Kukës, do të kishte dërguar te ai edhe trajnerë të rinj, si çirakë që do të mund të mësonin prej mjeshtrit e ndoshta do të punonin më vonë edhe në Shqipëri, duke ndjekur hapat e tij.

Por pushtetarët e Shqipërisë nuk kanë kohë të mendojnë për këto. Zhvillimi i xhudos është gjë e vogël për ta, dhe merr shumë kohë, nuk bëhet për një mandat, nuk ka perspektivë për vjedhje harabelore si ajo që bëhet me “artin”.

Ata janë të zënë me punë duke integruar Shqipërinë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe duke zhvilluar ekonominë. Rezultatet flasin vetë.