Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia: Kemi identifikuar autorin e dyshuar


Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetet.

Në rrugën “Todi Shkurti” dy shtetas janë plagosur për shkak të një konflikti të çastit.

Shtetasit me iniciale A.Gj 32-vjeç dhe J.M 28 vjeç janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërsa autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”-njofton policia.