Vendosni fjalën kyçe....

‘Liri’ – Protesta të mëdha në Australi kundër zgjatjes së kufizimeve Covid-19 (Video)


Mijëra qytetarë kanë marshuar në qytetet kryesore të Australisë të shtunën, pas një zgjatjeje të kufizimeve Covid-19. Shumë persona u arrestuan dhe dhjetëra u akuzuan për shkelje ligji pasi filluan përleshjet.

Protestuesit brohorisnin ‘Liri’ ndërsa zbritën në qendër të Sidneit pa mbajtur maska. Ata bllokuan trafikun dhe ecën nëpër Haymarket, një periferi që u etiketua si një pikë e nxehtë e koronavirusit nga zyrtari më i lartë i shëndetit të New South Wales (NSW), Jeremy McAnulty.

Policia e NSW e deklaroi tubimin e paligjshëm për shkak të rregulloreve Covid-19 që ndalojnë njerëzit nga familje të ndryshme të bashkohen.

Media australiane raportoi se disa hodhën sende ndaj oficerëve dhe spërkatës me piper u përdor kundër protestuesve. Disa demonstrues u hodhën në tokë gjatë arrestimeve.

Protesta të ngjashme u mbajtën në Melburn e Brisbane, ku protestuesit ndezën zjarre jashtë parlamentit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani