Vendosni fjalën kyçe....

“Më zuri gjumi për një çast” – Zbardhet dëshmia e shoferit në aksidentin tragjik me 10 viktima në Kroaci


Shoferi i autobusit që u përfshi në aksidentin me 10 viktimae e 45 të plagosur në Kroaci ka pohuar se e ka zënë gjumi në timon për pak çaste para se mjeti të dilte nga rruga.

Lajmi është pohuar nga zv.prokuror i komunal në Slavonski Brod, Slavko Pranjiç.

Autobusi me 69 persona në bord, të gjithë shqiptarë të Kosovës, mes të cilëve edhe dy shoferët po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës e doli nga rruga mëngjesin e sotëm.

10 persona humbjën jetën ndërsa 45 të tjerë janë plagosur, me 15 prej tyre në gjendje të rëndë.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tani, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, mjet i ‘Deva Tours’ me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë kryer për të filluar procedura penale. Deri më tani, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë atë në përfundim të hetimi.” – ka thënë Pranjiq, raporton Dnevnik.hr.