Kosova fiton një tjeër medalje në basketboll pas të artës në xhudo. Ekipi kombëtar i Kosovës për vajza fitoi medaljen e bronztë në Kampionatit Europian për Shtete të Vogla.
“Në luftën për të bronztën, vashat tona mundën Maltën 70:60.
KOK përgëzon suksesin e basketbollisteve tona, duke e konsideruar një fillim të mbarë në rrugëtimin e gjatë të përfaqësimit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.”, reagon Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ditën e djeshme Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo në lojrat olimpike “Tokio 2020”.