Vendosni fjalën kyçe....

‘Treten’ Laburistët në Britani, humbin 120 mijë anëtarë brenda vitit, nisin shkurtimet e vendeve të punës


Partia Laburiste në Britani ka humbur 120,000 anëtarë ose rreth 250 anëtarë në ditë që kur Keir Starmer u zgjodh udhëheqës i saj vitin e kaluar, duke e dërguar partinë në një krizë financiare, sipas një raporti të ri.

Laburistët kanë tani vetëm 430,000 anëtarë, një rënie e madhe nga 550,000 që ishin në parti nën ish-udhëheqësin Jeremy Corbyn, pasi numrat filluan të bien kur Starmer u zgjodh udhëheqës në prill 2020, ka mësuar Times.

Sipas artikullit, Laburistët kanë humbur deri në 500,000 stërlina në muaj nga eksodi.

Për shkak të rënies së anëtarëve, si dhe kostove të tjera të tilla si pandemia Covid-19 dhe miliona stërlinave që Laburistët kanë shpenzuar në kosto ligjore gjatë fushatës së saj kundër antisemitizmit, Sekretari i Përgjithshëm i Laburistëe David Evans njoftohet se i tha stafit të partisë këtë javë që kishte mbetur vetëm një muaj e pagës së punonjësve në rezervat e partisë dhe se vendet e punës do të duhej të shkurtoheshin.

Vlerësohet se shuma e mbetur në rezervat e Laburistëve është 1.5 milionë stërlina duke e lënë partinë të dëshpëruar në pritje të ndonjë dhuruesi.