Motoçiklisti Hugo Millan, një talent jashtëzakonisht premtues i cili kishte fituar disa gara mbresëlënëse, ka vdekur në moshën 14 vjeç pas një përplasjeje gjatë një gare.
Millan, një sportist jashtëzakonisht i popullarizuar u godit nga një tjetër motoçiklist ndërsa garonin në ‘MotorLand Aragon Circuit’ në atdheun e tij.
Organizatorët thanë se i riu ishte përplasur, pasi ai ishte rrëzuar në mes të pistës gjatë xhiros së dytë të garës së Kupës Evropiane të Talenteve.
Pavarësisht se disa motoçiklistë arritën ta shmangnin Millan ndërsa ai u përpoq të ngrihej e të largohej nga rruga, 14-vjeçari u godit drejtpërdrejt nga rivali Oleg Pawlec.
Edhe pse u dërgua në spital me helikopter, Millan nuk arriti të mbijetojë.