Aleksandër Soros djali i miliarderit dhe spekulantit George Soros, ndodhet në Shqipëri këto ditë duke kaluar pushime në jugun e vendit.
Aleksi ka shpërndarë foton nga riviera shqiptare duke e cilësuar nga më të bukurat dhe më të pazbuluarat në Evropë.
Udhëtimin e tij në Shqipëri, Aleksandri e ka shfrytëzuar edhe për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Marrëdhënia mes Ramës dhe familjes Soros është tepër e ngushtë.
“Ishte shumë mirë të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfeltoni për disa fotografi të rivierës më të bukur dhe të paazbuluar Evropës“-shkruan Soros.