Një alarm për bombë është lëshuar gjatë orëve të pasdites në Tiranë.
Një valixhe e lënë pranë një dyqani të mbyllur ka alarmuar banorët të cilët kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në vendngjarje, valixhja e kuqe e braktisur ndodhet në anë të shkallëve të dyqanit në zonën e njohur si ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet.
“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.
Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton Policia.