Vendosni fjalën kyçe....

Basha: SPAK të hetojë pa humbur kohë krimet elektorale


Kreu i Partisë Demokratike i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë krimet elektorale dhe qindra denoncimet e bëra nga PD-së para e gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë konferencës për shtyp ai tha se zgjedhjet treguan se shteti u kthye në gërmadhë duke cekur ndryshimet kushtetuese të njëanshme e miratimin e Kodit Zgjedhor që i dha avantazh PS-së.

“25 prilli tregoi se shteti u kthye në gërmadhë. Ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njënashme duke çuar në miratimin e Kodit Zgjedhor duke i dhënë partisë në pushtet avantazh në zgjedhjet e 25 prillit. 25 prilli nuk është masakër zgjedhore por është rënie e demokracisë. SPAK të hetojë sa më shpejt dhe me transparencë të gjitha krimet zgjedhore pasi deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. PD ka bërë me qindra denoncime para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. SPAK të hetojë e të vërë para ligjit përgjegjësit e krimeve elektorale e jo të ndodhë si me dosjen 339 kur të akuzuarit u lirua dje nga burgu.”