Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet i riu me makinën luksoze që i shpëtoi policisë


Një i ri arriti t’i shpëtonte sot policisë në një aksion antidroge por manovrat e tij në makinën luksoze që mbante sollën një dinamikë të tërë ngjarjesh më pas.

Një gazetar u shtri përtokë dhe prokuroria nisi menjëherë hetimet për rastin.

Mësohet se drejtuesi i makinës “Benz” është kapur disa metra larg vendit të ngjarjes. Nuk bëhet ende i ditur emri i tij.

Prokuroria nisi hetimet për shtrirjen përtokë të gazetarit të “News 24” Ergys Gjençaj nga efektivët gjatë operacionit policor ditën e sotme në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

Po kështu Prokuroria e Tiranës tha se siguron “opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.”

Efektivët shtrinë përtokë gazetarin në Tiranë që po filmonte një aksion te “Varri i Bamit”.  Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në një aksion për kapjen e tre personave në kërkim për drogë, ndërsa kanë dashur të bllokojnë filmimin e gazetarit pas dështimit të ndalimit të një drejtuesi makine luksoze.