Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda e Veliajt përballë realitetit – Vajzës së re i bie të fikët në urban, qytetarët: Shërbim skandaloz, s’ka ajër të kondicionuar


Një vajze të re i ka rënë të fikës brenda një prej urbaneve të Tiranës.

Udhëtarët janë shprehur për Syri TV se kushtet në urbane janë skandaloze pasi shoferët nuk i ndezin kondicionerët teksa temperaturat në kryeqytet kanë arritur vlera deri në 39-40 gradë Celsius.

Udhëtarët i kërkojnë bashkisë që të ushtrojë trysni për rritjen e cilësisë së urbanëve duke nisur nga ajri i kondicionuar e pastërtia.

Pak ditë më parë, Veliaj me nota ironike foli për shërbimin urban e rritjen e cilësisë së tij teksa prezantonte autobusët e parë hibridë për disa linja urbane në Tiranë.

*Video Credit: Syri