Laçi është skuadra e dytë shqiptare që kualifikohet për në fazën e tretë të eliminatoreve të Conference League.
Kurbinasit barazuan në sfidën e kthimit ndaj Univ.Cariova të Rumanisë me rezultatin 0-0.
Kualifikimi u arrit falë fitores në sfidën e parë të luajtur në Shqipëri ku Laçi arriti të fitonte 1-0.
Në turin tjetër Laçi do gjejë një skuadër të vështirë si belgët e Anderlecht.