Vendosni fjalën kyçe....

Basha për tymin toksik në Fier: E njëjta skemë kriminale si në Durrës dhe Kavajë


Reagon për tymin toksik që ka mbuluar Fierit prej ditësh, kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë.Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar.”, shkruan Basha duke shkruar se drejtësia po hesht, edhe pse kanë denoncuar 400 milionë eurot që qeveria ia ka dhuruar inceneratorëve.

Reagimi i plotë:

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë.

Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen.

Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta.

Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje.

Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!”