Vendosni fjalën kyçe....

Një gazetar mendon si Edi Rama për minishengenin


Kryeministri Edi Rama ka marrë kritika të forta nga një sërë personazhesh publikë, përtej reagimit të ashpër të qeverisë së Kosovës për idenë e “Open Balkan”, ish-minishengenit ballkanik.

Por një gazetar mendon si Rama. Valon Syla, një nga kritikët e përhershëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit mendon se nuk e ka fajin rajoni dhe kryeministri i Shqipërisë s’ka pse të bëhet “Kosovar”.

“Është qesharake kur kosovocentrikët e VV’së e kritikojnë Edi Ramën në facebook. E tregojnë një tendencë sikur me dashtë me pushtu Shqipërinë… ose së paku mos me ja u leju diplomacinë Tiranës… nifar hegjemonie palidhje.”, e nis komentin e tij gazetari nga Kosova.

Ai shfaqet protektiv ndaj Ramës.  “Nëse Kosova është e paaftë me prodhu zgjidhje, ose vullnet për marrëveshje përfundimtare, pse na ka faj rajoni, ose çka po u deshka me u bo Edi Rama. Me u bo Kosovar?

Mos harroni ai është veç Kryeministër i Shqipërisë… Përderisa Kosova, Abdixhiku, Osmani e Kurti, po prodhojnë status-quo, të tjerit ecin në punë të veta. S’na presin.”, thekson gazetari Syla, duke shtuar në fund pyetjen “Qysh po ju dalin sondazhet?”.