Vendosni fjalën kyçe....

Makina, dyqane, apartamente e toka, i sekuestrohen pasuritë të akuzuarit në Vlorë


Makina, dyqane, apartamente e toka, të gjitha të sekuestruara pasi pronari i tyre është nën akuzëpër prodhim dhe trafik droge.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 3, datë 26.07.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit I.Z., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve E.Z dhe Ll.Z., për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi I.Z.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 237, datë 29.07.2021, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë (2 pasuri të paluajtshme të llojit arë, 4 apartamente banimi, 2 poste parkimi, 1 njësi tregtare dyqan dhe 1 autoveturë)”, njofton prokuroria.

Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
  2. Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
  3. Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
  4. Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
  5. Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  6. Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  7. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  8. Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
  9. Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
  10. Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.