“Traditë e thellë tradhëtie!”, kështu e cilëson minishengenin ballkanik ish-kryeministri Sali Berisha.
Me vetëm një fjali, por me një foto-montazh që tregon sa mijëra fjalë, Berisha ka zgjedhur të mbajë qëndrimin e tij pas zhvillimeve të djeshme, ku kryeministri Edi Rama thumboi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për mosbashkimin në këtë projekt, ndërsa qeveria iu kundërpërgjigj se nuk do jetë pjesë dhe se është pa vizion.
Në montazhin publikuar nga Berisha shihet një foto e Ramës, Vucicit dhe Zaevit, tre personazhet që u bënë qendra e lajmeve në Shkup, më poshtë në 1997 ish-kryeministri Fatos Nano dhe Sllobodan Millosheviçi.
Më poshtë shfaqet Enver Hoxha me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën në 1941.