Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Doçi reagon kundër Anila Bashës: Sulmi ndaj Bollinos produkt i paranojave dhe humbjes së ekuilibrit mendor


Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar ndaj drejtueses së portalit NewsBomb Anila Basha për të cilën më herë kishte shkruar se paguhej pa shkuar në punë si këshilltare për mediat në Bashkinë Elbasan.

Ndërsa gazetarja Basha ditën e sotme si kundër-reagim godiste fort punëdhënësin e gazetarit Adriatik Doçi se ka krijuar flluskë financiare dhe posedonte kontrata okulte me qeverinë.

Pas këtij shkrimi Doçi i është kthyer Bashës duke thënë se “sulmi i saj i çmendur ndaj Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit, në vlerësimin tim gazetarët më seriozë, profesionalë dhe etikë në këtë vend, është produkt i paranojave dhe humbjes së ekuilibrit mendor të Anila Bashës, por edhe i tmerrit se faktet e publikuara përbëjnë vepër penale”.

Më tej ai shpjegon pse shkroi për Anila Bashën dhe pse sulmet e saj janë personale ndaj tij dhe të pabazuara në fakte.

Reagimi i plotë:

Diferenca nga Llumi

E nis këtë reagim me një ndjesë të thellë për të gjithë njerëzit e përgojuar sot, publikë dhe jo publikë, nga Llumi i çmendur, paranojak dhe i pirë, Anila Basha, në formë shantazhi mafioz ndaj meje për të heshtur për vjedhjen e fondeve publike.

Kur Anila Basha m’u lut tre ditë më parë të mos flisja më për vjedhjet e saj, i shpjegova interlekutorit se, publikimi i dallavereve të saj me paratë publike nuk ka kurrëfarë prapaskene dhe asnjë lidhje me askënd, por me luftën kundër fenomenit Llumi. Kjo është e vërteta dhe koha do ta tregojë më qartë.

Ndaj dhe sulmi i saj i çmendur ndaj Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit, në vlerësimin tim gazetarët më seriozë, profesionalë dhe etikë në këtë vend, është produkt i paranojave dhe humbjes së ekuilibrit mendor të Anila Bashës, por edhe i tmerrit se faktet e publikuara përbëjnë vepër penale.

Unë do të denoncoj aferat e Anila Bashës dhe kujtdo tjetër që fut duart në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike, sa të kem frymë dhe pavarësisht në cilën media do punoj. Me çdo çmim dhe me çdo kosto. Këtu do të jemi!

Arsyeja se pse informoj publikun me guxim dhe etikë, mbi të vërtetat përvëluese me pasoja penale, përpos të tjerave, ka të bëjë edhe me faktin se jam i pashantazhueshëm.

Jam i pashantazhueshëm, aq më tepër nga Anila Basha, e cila përfaqëson llumin e llumit të llumit të gazetarisë shqiptare, duhmën e rakisë, ordineren e mejhaneve, zhvatjen ne gjoba, pisanjosen me erë qensh dhe së fundmi hajduten e parave publike. Dhe reagimi i saj i sotëm e konfirmon edhe një herë këtë konstatim.

Kam kapur me fakte Ania Bashën duke vjedhur paratë publike, jashtë çdo kriteri, përmes kontratave klienteliste, të paligjshme, arbitrare dhe në shkelje të çdo etike gazetareske, në bashkëpunim me ish funksionarin publik Baftjar Zeqaj.

Kam informuar se Anila Basha, në konflik interesi pasi është pronare e një medie, paguhet si këshilltare e kryebashkiakut të Elbasanit pa shkuar në punë.

Kur pritej të jepte një shpjegim se pse po vjedh paratë publike me kontrata klienteliste, Anila Basha merret me emrin amerikan të babait tim, me emra familjarësh dhe mbiemrin tim.

Ç’lidhje kanë prindërit e mi pensionistë me këtë çështje? Apo se si i kanë emrat modern apo të vjetër?! Ja pra, ky është standardi i Llumit.

Miq, kolegë dhe publik, siç e keni vënë re, nuk jam marrë kurrë me prindërit e Anila Bashës apo familjarët e tjerë. As me aspekte të tjera familjare të saj, që nuk përbëjnë interes publik.

Nuk jam marrë kurrë me shokët e mjehaneve të Anila Bashës dhe as se në ç’formë ia ka dhënë këshillat Qazim Sejdinit.

Nuk kam shkruar kurrë për harbimet e Anila Bashës me Baftjar Zeqajn, as për ‘klubin e këshilltarëve’ në Laprakë, as për vjedhje aksionesh, as për historitë kur e largonin të dehur nga redaksitë, as për historitë e saj me baronët e drogës.

Kam qëndruar vetëm në interesin publik bazuar në fakte.

Por, Anila Basha sot ke kaluar vijën e kuqe.

Merre këtë mesazh si të duash dhe të sugjeroj ta rilexosh kur të të dalë rakia! Ke kaluar vijën e kuqe!