Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shuan zjarret e rëna në Rrugovë


Flakët që kishin përfshirë disa zona në rajonin e Rugovës janë lokalizuar dhe shuar nga strukturat shtetërore të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se pas aksionit nga dje deri sot u arrit të shuheshin flakët.

Ai fton qytetarët që të njoftojnë menjëherë në rast se shohin rishfaqje të zjarreve dhe autoritetet do të reagojnë menjëherë.

Që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Prandaj edhe njëherë, ftoj banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë i menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion”-shkruan Ministri i Mbrojtjes.