Nga Ylli Manjani
Kështu, kështuuu…
Ku e lamë? Te zgjedhjet.
Padyshim tek zgjedhjet e lamë. Tek zgjedhjet e PANDERSHME që u mbajtën më 25 Prill 2021.
Tek zgjedhjet ku:
- Rregullat e lojës u ndryshuan brutalisht pa konsensus, kur loja kishte filluar.
- Tek dhunimi masiv dhe antikushtetues i privatësisë së zgjedhësve nëpërmjet përdorimit të të dhënave personale të mbrojtura.
- Tek pjesmarrja masive e shtetit për të ushtruar presion ndaj votuesve.
I thotë dhe ODIHR-i këto gjetje.
E lamë edhe tek zgjedhjet të cilat edhe sipas Gjykatës Kushtetuese janë mbajtur me një sistem zgjedhor antikushtetues.
Tek zgjedhjet ku padyshim Edi Rama është ende i pëlqyeri politik i shqiptarëve, ndaj dhe ja durojnë harbutllëqet. (Duhet të jemi të ndershëm edhe për të pranuar këtë realitet). Por tek zgjedhjet që nuk duhet të prodhonin rezultat të devijuar dhe qeveri moniste. 48% e votës popullore nuk mjaftojnë për të vendosur monizmin, të cilin e vendos sistemi hajdut zgjedhor.
Këtu e lamë. Tek këto fakte që janë të ulura këmbëkryq midis nesh, pavarësisht i sheh apo jo zonja Kim.
Apo edhe për këto fajin e ka Berisha?!