Vendosni fjalën kyçe....

Niko Peleshi e shikon nën kontroll nga helikopteri situatën me zjarret


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e shikon mëse nën kontroll situatën me zjarret në Karaburun.

Ai na servir një video nga helikopteri që ka gati kovën me ujë për t’ia hedhur përsipër vatrave të zjarrit. Por pikërisht kur vijmë te vatra e zjarrit, video ndëpritet.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Peleshi.