“Nisma Thurje” nuk arriti të nxirrte asnjë deputet në zgjedhjet e 25 prillit. As “Vetëvendosja”. Por “VV”-ja ka ndërmend të organizohet fuqishëm në Shqipëri, siç ka deklaruar në një intervistë për “Gogo.al”, Arbër Zaimi, anëtarët i Kryesisë së Vetëvendosjes.
Por edhe pse janë në dy parti të ndryshme, Pano Sokon e “Nisma Thurje” dhe Boiken Abazin e “Vetëvendosjes” i bashkon ideja lidhur me minishengenin e Ramës. Për ta, kjo ide do të sjellë vetëm dëme.
Megjithatë komentuesit nuk kanë ndenjur pa i ngacmuar të dy me pyetje e batuta të tipit “thoni emrin e partisë së re”.
Parti mbase jo, po ndonjë bashkim radhësh a “aneksim” të Sokos nga “VV”-ja përjashtohet?!