Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarja vritet në SHBA me plumb në makinë, i gjenden dy fëmijët gjallë


Shqiptarja vritet në SHBA me plumb në makinë. Joana Peca është gjetur e vdekur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe me të janë gjetur edhe dy fëmijët e saj, që fatmirësisht ishin gjallë.

Peca ishte 27 vjeç.

Oficerja e Departamentit të Policisë së St. Petersburgut ku ndodhi ngjarja Sandra Bentil tha se një telefonatë u mbërriti në orën 5:30 të pasdites së të shtunës duke raportuar për një person të qëlluar.

Fëmijët nuk kishin plagë por ata ishin të terrorizuar, treguan efektivët e policisë për mediet lokale.