Përplasje në Baldushk mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë Tiranë. Arsyeja? Pronat e tyre.
Kjo është video që tregon dinamikën e ngjarjes, ndërsa banorët të revoltuar mallkojnë ata që po prekin pronat e tyre.
Tensionet në fshatin Mustafakoç, Baldushk në një nga zonat më të preferuara në periferi të Tiranës nisën mes banorëve, Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake pasi sipas “Ora News”-it më shumë se 30 familje në zonë kundërshtojnë projektin ku është planifikuar ndërtimi i pallateve për banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.
Gjëndja është e rënduar pasi banorët po shihnin se si po shkatërroheshin tokat e mbjella, për të cilat ata kanë derdhur mund dhe djersë. Madje një grua dëshmon se ka marrë kredi për ta punuar.
Banorët janë në proces gjyqësor.