Vendosni fjalën kyçe....

Viktima e parë nga zjarri në Shqipëri, detajet dhe situata në Gjirokastër


Policia ka dhënë informacion për ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër ku humbi jetën një person nga flakët e zjarrit që ka përfshirë fshatin Asim Zenel.

Shtetasi me iniciale A.H rreth 64-vjeç ka ndërruar jetë në bahçen afër banesës së tij.

Nga flakët është dëmtuar edhe shtetasaja T.H bashkëshortja e viktimës e cila është dërguar në Spitalin e Gjirokastër.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Situata me zjarret në Shqipëri paraqitet shumë e rëndë kjo edhe për shkak të masave të vogla që strukturat shtetërore kanë marrë.

Ushtria dhe zjarrfikësit janë parë duke shuar zjarret me mjete primitive. Masa këto që tashmë kanë sjellë edhe humbjen e një jete ditën e sotme.

Në zonën e Lunxheri Antigonës është urdhëruar nga Ministria e Mbrojtjes, evakuimi i banorëve.

Vatra zjarri ka edhe në Dukat e Karaburun. /Hashtag.al